Haxhinasto Faleminderit Sllovenise per mbeshtetjen mbi integrimin
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti sot në një takim kortezhe, ambasadorin e ri të Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.
Haxhinasto shprehu kënaqësinë që ambasadori Bertoncelj merr detyrën në një moment kur niveli i bashkëpunimit mes dy vendeve është shumë i mirë dhe i uroi atij suksese në detyrën e re.
Nga ana e tij, ambasadori Bertoncelj siguroi për përkushtimin dhe angazhimin e tij në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e dialogut politik mes dy vendeve, si dhe konfirmuan vullnetin për forcimin e dimensionit ekonomik, në marrëdhëniet dypalëshe duke u fokusuar në fusha konkrete bashkëpunimi, me interes reciprok, si turizmi, infrastruktura, transporti, etj.
Në këtë kuadër, ata mbështetën organizimin e forumeve të biznesit, me synim promovimin e potencialeve ekonomike që ofron Shqipëria për investitorët sllovenë.
Ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen sllovene në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Duke u ndalur në rajon, ai vlerësoi njohjen dhe mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën dhe nënvizoi domosdoshmërinë që Kosova të jetë pjesë e proceseve integruese rajonale, duke u bërë pjesë e vizionit dhe perspektivës evropiane të rajonit.
Kurse ambasadori Bertoncelj shprehu vlerësimin e palës sllovene për rolin dhe kontributin e Shqipërisë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.