E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet numerimi i votave per njesine nr.8 Basha kryeson me 72 vota para

Update - Me 72 vota para, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, vazhdon të jetë në avantazh karshi kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli sot numërimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar në njësinë nr.8 në Tiranë.

Grupet e numërimit gjetën 7 vota të hedhura gabim për Lulzim Bashën dhe 6 vota për Edi Ramën.

Pas mbylljes së procesit të numërimit të njësisë nr.8, ka nisur procesi me hapjen e kutive të njësisë nr.9.

Janë gjetur 4 kuti të dëmtuara gjatë procesit dhe në sallë kanë nisur debatet mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe anëtarëve të KQZ-së.

Anëtarët e opozitës kanë hedhur dyshime të forta për integritetin e tyre, dëshmi e të cilëve sipas saj nis që nga mospërputhja e kodeve e deri tek mosrakordimi i fletëve.

Për momentin, procesi është ndërprerë për të rifilluar në orën 18 të pasdites... (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›