E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon ne KQZ numerimi i fleteve te hedhura gabim kryeson Basha me 72 vota

KQZ, në ditën e pestë të zbatimit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, ka rinisur të mërkurën hapjen e kutive të votimit dhe numërimin e votave të kontestuara të njësisë bashkiake nr. 8, për zgjedhjet vendore për bashkinë Tiranë.

Deri tani, pas hapjes së kutive në 7 njësi bashkiake të kryeqytetit, kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha kryeson me 72 vota ndaj kandidatit të koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Edi Rama.

Ky proces gjatë këtyre ditëve është shoqëruar me debate dhe polemika mes palëve për çështje që lidhen me kodet e sigurisë së kutive, me mospërputhje të tyre në disa raste apo me mungesën e këtyre kodeve në raste të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›