E Diel, 1 Nëntor 2026

METE shpall 36 zonat e para konkuruese ne sektorin minerar

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përfunduar paketën e re ligjore për zhvillimin e veprimtarive minerare në Shqipëri, në kuadër të reformimit të sektorit minerar.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, METE, bën të ditur se risitë e kësaj pakete ligjore konsistojnë në mirë administrimin e pasurive minerare dhe shfrytëzimin racional të tyre, në një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit në respekt të ambientit ku jetojmë dhe të certifikuar nga komuniteti.

Planifikimi minerar, garancitë financiare për realizimin e investimit dhe reabilitimin e zonës minerare, menaxhimi i mbetjeve, transparenca e procesit të lejedhënies dhe dixhitalizimi i të dhënave minerare për promovimin e tyre jane disa nga konceptet e reja që parashikon kjo pakete e re ligjore.

METE, mbi bazën e planit vjetor minerar, do të realizojë këtë vit procedurat e konkurimit për 151 zona minerare si dhe për rreth 20 objekte minerare dhe mbetjesh minerare të ish-ndërmarrjeve shtetërore. Procedurat konkuruese janë parashikuar të realizohen çdo javë për 20 zona konkuruese. Aktualisht janë publikuar 36 zona. Pjesa tjeter do të publikohet në ditët në vijim.

Publikimi i zonave minerare realizohet në ëeb sitin e METE-s dhe në publikimet e Agjencisë së Prokurimit Publik. Ftojmë të gjitha subjektet e interesuara të marrin pjesë në këtë proces për t’i dhënë një shtysë zhvillimit të sektorit minerar, si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›