Haxhinasto-Gheit Tani Kosoven nuk e ndal me asgje

Astana 3 dhjetor NOA - Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u takua me homologun e tij te Egjiptit Ahmed Aboul Gheit gjate punimeve te Samitit te krereve te OSBE-se qe u zhvillua ne Astana te Kazakistanit.
Ministri Haxhinasto u ndal te marredheniet tradicionalisht te mira mes dy vendeve tona dhe theksoi interesin e Shqiperise per te thelluar bashkepunimin ne fushen ekonomike tregtare dhe te turizmit.
Ai theksoi se ngritja dhe funksionimi i Komisionit te Perbashket Ekonomik do ti sherbente realizimit te potencialit bashkepunues mes dy vendeve ne fushat e mesiperme.
Duke u ndalur tek Kosova Ministri nenvizoi se ne vijim te opinionit keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe rezolutes perkatese te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se nuk ka me pengesa ligjore qe ndalojne njohjen e pavaresise se Kosoves. Kjo e fundit shtoi Haxhinasto duhet konsideruar si nje kontribut i pazevendesueshem per paqen dhe stabilitetin ne rajon.
Nga ana e tij Gheit u shpreh i gatshem per te intensifikuar bashkepunimin dypalesh ne fushat me interes te ndersjelle dhe ne kete kuader ai planifikon te vizitoje Shqiperine gjate vitit te ardhshem.
n.e/NOA