Qeveria te jape llogari dhe jo opozita

Nje vit me pare zoti kryeminister ne janar te 2010 u permbyt Shkodra dhe ju ne ate kohe e quajtet nje fatkeqesi natyrore e quajtet nje fatkeqesi qe ndodh njehere ne njeqind vjet dhe premtuat se do te marre masa te tille qe do te ndodh mbas njeqind vjetesh. Ne harkun e nje viti ndodhi per here te peste. Jepini pergjigje popullit te Shkodres dhe parlamentit shqiptar zoti kryeminister pse ndodhi per here te peste kjo permbytje ne Shkoder
Nga Gramoz
Ruci
Ne radhen e pare te thame se qeverisja juaj
vrau kater femije. Kurse ne duhet te kerkojme te falur. Po une sot ne emer te
opozites shqiptare kerkoj te falur qe mban ne pushtet nje qeveri vrastare. Se
dyti ti megjithese i vrave leshon lot krokodili dhe si qan. Une perseri kerkoj
falje qe mban ne pushtet nje qeveri dhe nje kryeminister vrastar ne qeverisjen
e tij dhe pa meshire. Se tretin ti nuk i nderove keta femije qofte dhe me nje minute
heshtje me gjithe kerkesen e opozites me gjithe kerkesen e deputetes se
Durresit. Po une kerkoj falje qe mbajme ne pushtet nje qeveri qe nuk di te
nderoj te vdekurit aq me teper kur jane femije. Se katerti ti kete fatkeqesi
nuk e ndihmove sipas vendimeve qe duhej te merrje ne Keshillin e Ministrave
materialisht te perballojne ate fatkeqesi fukaralleku. Po per here te
katert une ne emer te minorances kerkoj falje qe mban ne pushtet nje qeveri e
cila as kur iken kater pjesetare te nje familje me i madhi ne klasen e peste
ne si opozite te mbane ty ne pushtet.
Kurse per anen morale tjeter ai jeni ju zoti kryeminister qe me arkivolin e te ndjerit Azem Hajdari i rate deres se kryeministrise A ishit ju zoti kryeminister ne tragjedine e Karaburunit kur ne ishim ne pushtet cfare nuk bere per te nxjerre kapitale elektorale dhe politike. A ishim ne zoti kryeminister kur ti me qeverisjen tende vrave 26 vete ne Gerdec dhe ne tu gjendem ne krah dhe morem kosto elektorale per kete ceshtje se duhet te ishim sjell ndryshe me ty. Ti perseri vazhdon te akuzosh opoziten dhe liderin opozites. Jo zoti kryeminister populli qe na shikon e na degjon ka veshe per te pare ty dhe ne ka sy per te pare ty dhe ne. Po po keshtu ka koshiencen mendore per te gjykuar tu dhe ne. Prandaj ne sot ju kerkuam ju jo per te anatemuar opoziten se nuk i permbyti opozita e nuk deklaruam per te zhdukur sic thate ju por ajo qe une deklarova ishte pikerisht qe te mos kishte te zhdukur. Per fat te keq une nuk degjova me te voglen ndiejne pergjegjesia qe pse kjo tragjedi ndodh per te pesten here ne harkun e nje viti.
Nje vit me pare zoti kryeminister ne janar te 2010 u permbyt Shkodra dhe ju ne ate kohe e quajtet nje fatkeqesi natyrore e quajtet nje fatkeqesi qe ndodh njehere ne njeqind vjet dhe premtuat se do te marre masa te tille qe do te ndodh mbas njeqind vjetesh. Ne harkun e nje viti ndodhi per here te peste. Jepini pergjigje popullit te Shkodres dhe parlamentit shqiptar zoti kryeminister pse ndodhi per here te peste kjo permbytje ne Shkoder
Sigurisht ju kete vazhdoni ta quani katastrofe natyrore qe ndodh rralle qe ujerat u terbuan qe te gjithe lumenjte e Ballkanit kane ardhur ne Shkoder. Ju sjeni per kete zoti kryeminister ju jeni qe te mbani premtimin qe veriu i Shqiperise dhe Shkodra mos te permbyten me. Ky ka qene angazhimi jone solemn ketu ne parlament dhe perpara opinionit publik shqiptare ne teresi dhe atij Shkodran ne vecanti. Prandaj ne si opozite jemi ketu tju kerkojme llogari per tre gjera qe ke premtuar dhe qe jane shkaku i kesaj permbytjeje
Para nje viti premtuat se do nderhyhej menjehere ne shtratin e Bunes dhe ate do ta kthenit ne nje lum te lundrueshem. Madje fjale per fjale po perseris fjalen tende qe kishe biseduar me kryeministrin e Malit te Zi dhe kishe arritur ne nje marreveshje madje urdhrin qe i ke dhene ministrit Olldashi qe te organizosh me procedure te pershpejtuar tenderin nderkombetar per thellimin e Bunes dhe kjo ishte masa e pare qe duhej te merrej dhe shkaku i pare qe u permbyt Shkodra. Na jep llogari ketu ne parlament. Pse e mashtrove Shkodren Pse e mashtrove parlamentin shqiptare Pse nuk e mbajte premtimin e bere Pse si rezultat i mos mbajtjes se ketij premtimi ndodhi kjo katastrofe per here te peste e me permasa me te medha se ajo e nje viti me pare
Se dyti premtuat bypass-in e Shkodres me qellim qe te rehabilitohej zona e permbytur dhe te parandaloheshin ndertimet pa leje. Ku eshte ky premtim i pa mbajtur
Se treti premtuat studimin e permiresimin e te gjithe argjinaturave. Ceshte bere deri me sot Njera pas tjetres po shemben ato qe jane. Ku eshte premtimi i pa mbajtur
Keto jane tre arsyet themelore e nuk jane as reshjet e shiut dhe as shkarkimet. Pra me pak fjale ju zoti kryeminister keni deshtuar. Ti duhet te japesh hesap dhe ne qofte se vertet e ndjen pergjegjesine morale politike institucionale ka vetem nje akt ti thuash parlamentit me fal ti thuash popullit me fal dhe ne qofte se e ke seriozisht te japesh vetem doreheqjen per gjithe kete katastrofe te madhe. Jo te vish ketu e te kerkosh hesap per opoziten. Opozita e nje vendi demokratik eshte per ti kerkuar llogari qeverisjes per te pare e per te shenuar cilat jane angazhimet cilat jane gabimet cilat jane fajet dhe te kerkoje hesap e per ti vene kembet ne nje kepuce deri ne largimin dhe kerkesen per doreheqjes se kreut te qeverise dhe ti e ke mbushur kete kupe. Por ti ne vend qe te besh kete ti udhehiqesh sipas parimit qe mbrojtja me e mire eshte sulmi. Ne qofte se kerkon qe me sulmet e tua te ulesh kerkesen e opozites gabohesh. Ne qofte se me sulmet e tua me anatemimet e tua ti kerkon qe te kompleksesh opoziten perseri gabohesh. Ne jemi ketu qe te kerkojme llogari dhe jo te japim llogari. Ne jemi ketu qe te nxjerrim pergjegjesine tende dhe jo qe ti te nxjerresh pergjegjesine tone. Ne jemi ketu te kerkojme largimin tend si kryeminister i nje vend demokratike dhe jo ti te kerkosh fashitjet qe opozita te ul koken dhe ti te mos i pergjigjesh opozites.
Ne cilin vend demokratik do te ndodhte kjo qe per te dyte me permasa shume here me te medha se heren e pare te propozosh tre masa te cilat opozita qe ne ate kohe te ka propozuar nje pakete masash publikisht institucionalisht dhe qe ti nuk i more ne konsiderate. E duke qene se nuk i more ne konsiderate ato ja ku shkuam se te pelqen vetem mendja jote nuk te pelqen mendja e opozites. Opozita ka mbledhur nje forum se ne ate kohe nuk ishte ne parlament dhe te ka bere nje analize se pse ndodhi kjo ashtu sikurse ka percaktuar nje pakete masash qe mos te ndodhin me keshtu fatkeqesish.
Por ju jo vetem keto qe nuk i more ne konsiderate dhe i hodhe ne plehra por edhe tre gjera qe premtove vete qe u angazhove vete qe i votove vete per tu hedhur hi syve per te hedhur lumin e momentit dhe ja ku eshte fundi. Prandaj kush ndjell eren korr furtunen thote populli por furtunen tende mos harro qe e paguajme te gjithe. E paguajne ata qe i jane permbytur shtepite. E paguajne ata qe sot do ta gdhijne naten maje tarracave se nuk e di sesa do te shkoje niveli i ujit gjate nates. E paguajne ata qe humben tokat e paguajne ata qe humben gjene e gjalle. E paguajne te gjithe ata qe para nje viti ju premtove demshperblim dhe ju dhe nje asistence dikujt 40 mije dikujt 50mije biles dhe atyre sipas bindjes politike.
E pra per keto jep llogari e mos na thuaj qe une cfare beje ne mbledhje qeverie qe une kam cuar me te madhin e policise apo te ushtrise kam cuar disa makina ushtarake. Nuk pergjigjet nje kryeminister keshtu per nje fatkeqesi kaq te madhe. Nuk ka cben ky parlament vec diskutimit nxjerrjes se pergjegjesise dhe percaktimit te masave qe jo mijera te zhdukur sic deklaron ti por kerkesa e opozites ishte absolutisht asnje njeri te mos cenohet. Ky eshte shqetesimi ky eshte preokupimi i opozites. Kjo eshte kerkesa kjo eshte emergjenca qe ka opozita. Kete duhet ta pershendesesh dhe jo ta anatemosh e ta kryqezosh ketu ne parlament se gjasme opozita paska bere te paberen dhe te paparen se radhen e pare demaskuam varferine dhe zhdukjen e jetes se kater vogelusheve nga varferia e tejskajshme e qeverise tende.
Te gjitha ato qe hodhe per opoziten merri mbrapsht per vete dhe ne na jep hesap se pse tre masat e percaktuara nga ty sic eshte Buna bypass argjinaturat e shembura e te pa permiresuara i keni te zbardhura te gjitha zotimet tuaja pse keto tre masa dhe keto tre vendime te qeverise dhe te parlamentit ke nje rezolute te parlamentit shqiptar me votat e mazhorances tende ke ne piken kater dhe piken 5 jep llogari ketu pse nuk e ke zbatuar. Para nje viti kryetarja e parlamentit e hapi fjalen ketu ne luften kunder opozites se opozita nuk ishte ne salle dhe e mirepriten ate qe deklaruam ne publikisht. Pas nje viti opozita eshte ketu ne salle kerkon qe te diskutohet kjo ceshtje dhe juve kerkoni qe te mos e diskutoni. Jini me serioz me veten. Jini me koherent me ate qe keni publikuar sot e para nje vitit per te njejten ngjarje per te njejtin rast e per te njejtat shkaqet. Tani pergjegjesia eshte atje ku duhet te ishte se atehere mund te justifikoheshit se nuk e menduat. Ndersa kesaj radhe ndodhi para nje viti u percaktuan masa ndodhi pese here edhe kater here vec kesaj qe arriti ne kete nivel. Ju perseri kerkoni te shmangeni paskeni cuar disa makina paskeni bere nje dy mbledhje qeverie paskeni cuar me te madhin e policise dhe te ushtrise. Keto na qenkan masat qe jane marre per Shkodren. Kjo eshte qesharake. Kjo eshte cmenduri. Kjo eshte papergjegjshmeri prandaj e gjithe kjo tregon deshtimin tuaj si qeveri deshtimit tend si kryeminister dhe vetem nje gje mund te shpetoje ose percaktimin e masave ketu dhe te japesh llogari en parlament dhe kete ta shoqerosh pas ketij deshtimi me doreheqjen tende.
Fjala
ne Kuvend e kreut te Grupit Parlamentar Socialist