E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Integrimi pergjegjesi e te gjitha paleve te politikes zgjedhjet vendimtare

Tirane 30 mars 2011 NOA- Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne konferencen e perbashket per shtyp me Komisionerin per Zgjerim Stefan Fule u perqendrua ne ceshtjet kyce te integrimit.

Gjate fjales se tij ministri i Jashtem prezantoi qendrimin e pales shqiptare ne permbyllje te Seminarit dy ditor te zhvilluar ne Tirane me teme Mbi Planin e Veprimit ne Zbatim te 12 Rekomandimeve te Komisionit Evropian

Haxhinasto deklaroi se piketakimi me komisionierin Fyle edhe kete radhe perqendrohet ne axhenden e perbashket te integrimit europian te Shqiperise.

Sipas tij kete fakt e tregon edhe prezenca e komisionerit Fule gje qe flet edhe per vazhdimesine e komunikimit intensiv qe ne kemi me Bashkimin Evropian dhe e gjitha deshmon edhe axhenden tone politike.

Integrimi europian tha Haxhinasto eshte ceshtja primare e vendit tone dhe per kete te gjithe palet kane pergjegjesine e tyre per tu angazhuar per te dhene kontribute direkte.

Zevendeskryeministri e konsideroi procesin e integrimit ne teresi dhe zbatimin e 12 prioriteteve si ceshtje jo vetem teknike por mbi te gjitha ceshtje prioritare kombetare.

Nder te tjera ai shtoi se per kete proces jane te interesuar jo vetem maxhoranca por edhe opozita pasi sipas tij eshte e domosdoshme qe procesi i integrimit te kete nje perqasje gjitheperfshirese te forcave politike.

Sic doli edhe nga seminari i sotem eshte shume e rendesishme gjithashtu qe per procesin zgjedhor te ardhshem te vazhdoje nje klime pozitive me qellim qe te kuptohet se  zgjedhjet e ardhshme do te jene vendimtare per vazhdimesine dhe per ritmet e procesit te integrimit te Shqiperise u shpreh numri nje i diplomacise shqiptare.

Nderkaq gjate dy diteve te fundit ne Tirane eshte zhvilluar seminari i perbashket per te diskutuar rreth planit te punes qe vlereson 12 prioritetet e raportit analitik te Komisionit Evropian me synim kryesor persosjen dhe permes ketij plani.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›