Haxhinasto-Lieberman Se shpejti investime Izraelite ne Shqiperi

Edmond Haxhinasto Avigdor Lieberman
E diel 13 mars 2011 NOA- Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto po zhvillon nje vizite zyrtare ne Izrael me ftese te hologut te tij Zevendeskryeministrit dhe Ministri i Puneve te Jashtme Avigdor Lieberman.
Mesohet se gjate takimit midis dy homologeve u diskutua mbi bashkepunimin dypalesh me theks te vecante ne bashkepunimin ekonomik bashkepunimin shumepalesh ne kuader te organizatave rajonale si dhe mbi zhvillimet ne rajonin tone.
Gjate ketij takimi Lieberman nenvizoi marredheniet miqesore qe ekzistojne midis dy vendeve tona dhe vleresoi ate qe shqiptaret kane bere per popullin e Izraelit gjate Luftes se Dyte Boterore.
Sipas tij ky eshte nje fakt qe ndihmon ne forcimin e marredhenieve midis dy vendeve.
Midis dy homologeve u diskutua mbi organizimin e disa aktiviteteve te perbashketa per te sjelle me afer komunitetet e biznesit te dy vendeve si dhe per te eksploruar mundesite konkrete per investimet izraelite ne Shqiperi.
Nga ana e tij Haxhinasto e ftoi Lieberman per nje vizite ne Shqiperi i cili konfirmoi se gjate vizites e cila do te zhvillohet se shpejti do te shoqerohet nga nje grup biznesmenesh nga Izraeli.
Gjate takimit ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto foli edhe mbi zhvillimet ne rajon duke theksuar se pavaresia e Kosoves ka rritur stabilitetin dhe sigurine ne rajon dhe se integrimi i gjithe vendeve te rajonit ne strukturat euro-atlantike eshte rruga me e mire drejt prosperitetit dhe zhvillimit te qendrueshem te te gjithe vendeve te rajonit te Ballkanit.
Haxhinasto i kerkoi homologut Lieberman mbeshtetjen e Izraelit per anetaresimin e Kosoves ne BERZH si dhe vleresoi rikonsiderimin e qendrimit mbi Kosoven ne respekt te vendimit te dhene nga GJND rezolutes se AP-se se OKB-se dhe njohjeve te reja te bera se fundmi.
Ne pergjigje Lieberman u shpreh se Izraeli mbeshetet anetaresimin e Kosoves ne BERZh.
Ne kuader te vizites ne Jeruzalem Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Haxhinasto beri nje vizite ne Muzeun e Martireve dhe Heronjve te Holokaustit ne Yad Vashem ku vendosi edhe nje kurore ne perkujtim dhe nderim te tyre.
Gjate qendrimit ne Izrael Haxhinasto do te zhvilloje nje sere takimesh edhe me perfaqesues te tjere te politikes ne vend.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeBogdanovic Serbia investime te vazhdueshme ne KosovePrapakthimi i tri shoqerive shqiptareDenimi i Gjorgjevic per krime ne Kosove vendimi i plote i HagesBerisha uron Pacollin Bashkepunim vellazeror Apel ndaj politikes shqiptare Po demtohen interesat e kombit LidhjeAvigdor Lieberman edmond haxhinasto forcim I maredhenieve investime investime izraelite Izrael Kosove shqiperi