E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS denoncon debimin e romeve fajeson qeverine

Partia Socialiste deklaroi dje se fajtori kryesor per debimin dhe djegien e banesave te disa qytetareve te komunitetit rom ne periferi te Tiranes eshte i kryeministrit Berisha. Keshtu socialistet duke iu permbajtur sloganit te tyre te ri Fajin e ka Saliu edhe per kete rast akuzuan serish kryeministrin e vendit. Ngjarje te tilla ndodhnin ne Kosoven e pushtuar nga Miloshevici por nuk mund te pranohen ne Shqiperine anetare te NATO-s dhe fajtori per kete turp eshte vetem nje Sali Berisha dhe oborri i klienteve te tij qe tanime ne emer te pasurimit nuk ndalen me perpara asgjeje - tha deputetja socialiste Vasilika Hysi. Perfaqesuesja e PS-se u ndal ne ceenimin e te drejtave te njeriut dhe diskriminimin e ketij komuniteti. Sipas saj ajo qe ka ndodhur me 45 familjet rome qe jane detyruar me force e dhune te shperngulen nga banesat e tyre eshte e turpshme dhe e papranueshme per nje vend ne mes te Europes te shekullit 21.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›