E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Malta mbështetje Shqipërisë për integrimin

Malta do të mbështesë Shqipërinë me procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Kështu është shprehur ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij maltez Tonio Borg.
 

Në fjalën e tij ministri Haxhinasto theksoi se ka marrë mbështetjen e homologut të tij se Malta do të mbështesë axhendën evropiane të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat dhe më pas të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
 

Gjithashtu Haxhinasto duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve theksoi se janë arritur një sërë marrëveshjes bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, turizmit dhe arsimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›