Berisha: Ina Rama mashtroi shqiptarët

Kryeministri Berisha ka akuzuar sërish prokuroren e përgjithshme Ina Rama se mashtroi shqiptarët duke deklaruar se nuk ka një akt-padi për dhunuesit e kryeministrisë.
Në një pritje me familjarët e policëve dhe gardistëve të cilët morën pjesë në demonstratën e 21 janarit, shefi i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe kryeprokuroren Rama. Sipas tij Ina Rama gënjeu edhe në sy të ambasadorit të SHBA-së Arvizu se nuk ka një akt-padi të dhunuesve pasi dokumenti është dërguar.
Ai gjithashtu i ka kërkuar kryeprokurores Rama të dalë para shqiptarëve dhe të mbajë përgjegjësitë e saj pasi drejton një instiucion kushtetues.
“Kush të tha t`i gënjesh shqiptarët. Dil para shqiptarëve dhe mbaj përgjegjësitë e tua pasi drejton një institucion kushtetues” theksoi Berisha.