Haxhinasto OSBE te na ndihmoje per reformen zgjedhore

Tirane 6 tetor NOA - Veprimtarite e pranise e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim Evropian ne Shqiperi paraqesin nevojen qe te perqendrohen ne mbeshtetje te prioriteteve te integrimit evropian te vendit por ne vecanti ne reformen zgjedhore.
Keshtu eshte shprehur ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto gjate nje takimi me kreun e ri te pranise se OSBE ne Shqiperi ambasadorin Eugen Uollfarth.
Te dy bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim mbi nivelin shume te mire te marredhenieve dhe bashkepunimin e ngushte mes autoriteteve shqiptare dhe Pranise se OSBE-se ne Shqiperi.
Nga ana e tij ambasadori Uollfarth garantoi bashkepunim te hapur dhe konstruktiv me autoritetet shqiptare ne funksion te reformave qe po realizon vendi.
n.e/NOA