E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Plan veprimi Shqiperi-Britani e Madhe per te lehtesuar regjimin e vizave per qytetaret shqiptare

18-09-2010 / Gazeta 55

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi sot nje takim me ambasadoren e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane Fiona Mclleham e cila shprehu mbeshtetjen e vendit te saj ne proceset e integrimit te Shqiperise ne strukturat e BE-se

Ministri Haxhinasto vleresoi frymen e shkelqyer te bashkepunimit qe ekziston mes dy vendeve mbeshtetjen qe Mbreteria e Bashkuar i ka dhene Shqiperise ne procesin e saj te integrimit evropian dhe per rolin tejet aktiv te diplomacise britanike per arritjen e nje rezolute konsensuale ne Asamblene e Pergjithshme te OKB per Kosoven qe duke respektuar mendimin keshillimor te GJND konfirmoi perfundimisht pavaresine e Kosoves dhe integritetin e saj territorial. Ministri Haxhinasto evidentoi se prioritet i punes se tij do te mbetet pershpejtimi i procesit te integrimit evropian vecanerisht liberalizimi i afert i vizave me BE dhe marrja e statusit te vendit kandidat. Ne kete kontekst ai propozoi qe edhe mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe te filloje puna per pergatitjen e nje plan-veprimi dypalesh per te lehtesuar dhe me pas liberalizuar sistemin e vizave per qytetaret shqiptare.

Ministri Haxhinasto theksoi se do te ndjeke me perparesi konsolidimin e sherbimit diplomatik dhe ne kete kontekst kerkoi qe mes dy Ministrive te Jashtme te dy vendeve te nenshkruhet nje protokoll bashkepunimi per trajnimin dhe shkembimin e diplomateve me qellim rritjen e kapaciteteve dhe cilesise se trupit diplomatik shqiptar.

Ambasadorja Mclleham vuri ne dukje se Britania e Madhe do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine ne procesin e saj te integrimit evropian. Ne planin dypalesh ajo evidentoi vizitat e shumta qe pritet te zhvillohen ne muajt shtator-tetor ne Tirane nga personalitete te ndryshme britanike si dhe takimin nderkombetar te Unionit te anglisht-folesve qe zhvillohet per here te pare ne Shqiperi ne 21 tetor. Aktivitet i rendesishem do te jete dhe mbledhja e Forumit te dyte te Biznesit qe do te zhvillohet ne Londer ne 7-8 tetor per nxitjen e investimeve britanike ne Shqiperi.

Ambasadorja britanike Mclleham u angazhua per te ndjekur me prioritet projektet e perbashketa me qellim forcimin e marredhenieve mes dy vendeve dhe avancimin e metejshem te Shqiperise drejt BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›