Ruli-Shalsit Tregoji publikut cibanet e korrupsionit te Edi Rames nga dhurimi i truallit te Taivani deri tek gjobat 20-she

Ministri i Bujqesise Genc Ruli ka sqaruar perseri dje ligjshmerine e privatizimit te ish Ekspozites Shqiperia sot. Pas komenteve te perditshme dhe kercenimeve nga me te ndryshmet te Eduard Shalsit i cili me daljet e tij neper podiumet e konferencave per shtyp sa tek kryesia e Kuvendit dhe te selia roze eshte kthyer ne nje figure sa patetike aq edhe komike. Ministri Ruli ndonese garanton se privatizimi i ish Ekspozites eshte bere sipas ligjit ne fuqi per kthimin e prones tek pronaret ironizon levizjet figurante te Shalsit i cili perserit cdo dite te njejtat gjera por me teper i pelqen te dale ne ekran.
Jam ketu per te pergenjeshtruar edhe njehere bufonaden e radhes te z. Shalsi qe e paska me qejf te dale cdo dite ne ekran. E sqarojme edhe njehere kete zoteri qe mesa duket nuk do qe te degjoje se privatizimi i Ekspozites Shqiperia Sot eshte bere vetem ne favor te pronareve dhe te asnje shtetari- tha ministri.
Sipas tij dokumentet e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme vertetojne qe kjo prone eshte regjistruar ne emer te pronareve te ligjshem te saj te cilet zoteronin 90 perqind te siperfaqes se truallit nen objekt dhe jo lojen e shifrave 70 e 80 perqind qe ben Shalsi. Pra duke pasur 90 te siperfaqes se truallit nen objekt ata kane pasur te drejten e parablerjes te te gjithe objektit.
Ministri i Bujqesise Genc Ruli i kujton Edi Rames se tendencat e tij per pretendimet kundrejt procesit te privatizimeve dhe koncesioneve behet me qellim qe te anashkalohet vemendja nga aktet korruptive permes gjobave te 20-shit dhe shitja e prones shteterore te Taivani me nje cmim qesharak.
Tjeterkund eshte qellimi i gaztorit te Rames. Eumlshte te beje te harrohet skandali i gjobave prej 20 perqindesh qe ve padroni i tij dhe shitja e prones shteterore te Taivani per biznesmenin e lidhur drejtperdrejte me vete Ramen me nje cmim kater here me te lire nga ai qe paguan pronaret e truallit te Ekspozita dhe 15 here me te ulet se vete vleresimi qe kishte bere Komisioni i po kesaj Bashkie vetem pak muaj me pare. Keto jane vjedhje zoti Shalsi dhe jo gjepurat qe gjemon ti. Pergjigjju ketyre pyetjeve dhe tregoja publikut se cfare cibanesh korrupsioni qendrojne pas kryetarit tend dhe ty personalisht- tha ministri.
Ruli eshte treguar i gatshem te prese fillimin e procedimit nga Prokuroria dhe po ashtu te prese pergjigjen e Rames.
Pres se cdo te thuash ti mbi rezultatet e ketij hetimi. Mirupafshim se shpejti- konkludon deklaraten e tij per shtyp ministri Ruli duke sfiduar plotesisht kryebashkiakun Edi Rama.