E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI PS te heqe dore nga protestat

Levizja Socialiste per Integrim i kerkoi Edi Rames qe pas vendimit per te shkuar ne Komisionin e Venecias per ceshtjen e kutivete bashkepunoje per reformat dhe te heqe dore nga protestat.

Do te ishte mire qe PS kete gje ta kishte bere shume me heret qe ne te mos ishim sot mbas tete muajsh ne kete realitet. Te presesh qe te shprehet apo te jape verdiktin nje institucion sic eshte komisioni i Venecias nga njera ane dhe nga ana tjeter te paralajmerosh protesta ka nje inkoherence ne qendrime nonsens edhe politik. Ndaj thashe qe eshte e rendesishme qe Partia Socialiste te perfshihet te integrohet ne teresine e reformave per te cilat ka nevoje vendi deklaroi Luan Rama sekretar i Pergjithshem i LSI-se.

Spas zotit Rama eshte e rendesishme qe te filloj sa me shpejt puna per reformen zgjedhore dhe perfshirja e forces kryesore te opozites ne kete proces.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›