E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkim Kopliku Duhet nje parti e re e se djathtes. Te kufizohet mandati i kryetarit

Themeluesi i PD Flet ish-zv.kryeministri Topi ne politike pas mbylljes se mandatit

Bashkim Kopliku ish-zv.kryeminister dhe minister i Rendit deklaroi se Shqiperise i duhet nje parti e re e se djathtes e cila do te duhet te kufizoje mandatin e kryetarit. Shqiperise nuk i duhen lidere te forte thote ai...

Zoti Kopliku si ish-drejtues i larte i qeverise demokratike ne periudhen e pare te pluralizmit postkomunist si e shihni aktualisht te djathten A eshte ajo para nje situate dhe nevoje reformimi dhe si e gjykoni alternativen e perfolur partiake te Presidentit Bamir Topi

Shqiperia e ka humbur partine e madhe te djathte qe kishte Partine Demokratike te viteve 1990-1996. Ate e humbi qe ne vitin 1996 e pas kur mbajti ne krye te partise shkaktaret kryesore te shkaterrimit te vendit ne vitin 1996-1997 me kohe PD-ja u pushtua nga nje bande e korruptuar politikisht dhe PD-ja aktuale tani qe ka qeverine duket se po korruptohet edhe ekonomikisht duket se po vjedhin e shperdorojne njesoj si ata te PS-se kur kishin qeverine gjate viteve 1997-2005.

Te djathtes i duhet nje parti e re nuk reformohet dot PD-ja aktuale sepse ne te eshte instaluar nje regjim policor ne te nuk respektohen te drejtat elementare te nje partie te nje shteti demokratik te shekullit XXI madje shkelet edhe ligji shqiptar per partite politike. Si ish-zevendeskryeminister nga viti 1992 deri ne 1994 qe kam qene fillimisht i ngarkuar me rendin publik minister i Policise dhe pastaj i ngarkuar me drejtimin e reformes ekonomike shoh nje degjenerim ne komunizem te drejtimit aktual ne polici ku ministri aktual pervec te tjerave justifikon vrasjen e 4 qytetareve paqesore ne permbajtje 4 qytetare antikomuniste ne mes te dites e ne mes te bulevardit justifikim qe nuk guxuan ta bejne as komunistet e 2 prillit 1991 per vrasjet e kater antikomunisteve ne Shkoder. Por edhe ne ekonomi shoh nje luster pseudo te djathte por ne fakt sa vjen e po instalohet nje shtet qe komandon ekonomine ne cdo hallke te saj me vendime e udhezime por dhe praktika qe bien ne kundershtim dhe me ligjet ne fuqi nga ana tjeter nuk jane kryer akoma reformat liberalizuese te ekonomise te nisura qe ne 1994-n.

Duhet nje parti e vertete e djathte e cila fillimisht duhet te kete mision bashkimin e shqiptareve qe shohin te miren e vendit te tyre bazuar ne doktrinen e se djathtes moderne se djathtes se bashkuar me Europen ne Partite Popullore dhe te ngjashme me partite e Shteteve te Bashkuara me Republikanen por edhe me Demokraten e cila eshte mjaft e djathte krahasuar me situaten aktuale ne Shqiperi. Kerkesa e vecante qe do te kisha per Partine e Vertete te Djathte te Shqiperise do te ishte qe drejtuesit kryesore te saj si kryetaret e partise por edhe Kryeministri eventual apo i njevlershmi tjeter kryetari i Kuvendit nuk duhet te lejohen te rrine ne poste te njevlershme me shume se dy mandate pra me shume se 8 vjet ne jeten e tyre pak a shume principi qe patem ne statutin e PD-se deri nga viti 1992.

I kam degjuar perfoljet per gjoja nje nisme te Presidentit Bamir Topi. Nje nisme e tille me duket antikushtetuese nga nje President prandaj uroj qe Presidenti Topi te mos bjere ne nje gabim te tille. Pas mbarimit te mandatit te tij dhe nese nuk rizgjidhet atehere ai do te jete i lire ti hyje nje nisme te tille pse jo. Gjithsesi jam i prire qe fillimisht te shoh nje program qofte ne pikat kryesore per te dhene gjykim nuk kam qene ne gjendje deri tani as te lexoj e madje dhe as te degjoj nje gje te tille. Gjithsesi personalisht nuk do te pranoja asnje parti te djathte qe nuk ve me statut qe ne krijimin e saj kufizimin e mandatit te drejtuesve te saj sic e permenda me siper. Partia e Vertete e Djathte jo vetem qe duhet te kete ne programin e saj nje kerkese te tille por duhet edhe te perpiqet qe ta fuse ate edhe ne Kushtetuten e vendit duke e ndryshuar Kushtetuten ekzistuese me referendum e jo me pazare dy lideresh sic u shkaterrua Kushtetuta ne vitin 2009. E keqja Shqiperise i ka ardhur gjithnje nga drejtuesit e saj te forte dhe jetegjate ne pushtet qe nga Zogu Enveri e Berisha madje sa me gjate kane ndenjur ata ne pushtet aq me keq i kane bere Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›