E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Shqiperia mbeshtet dialogun Kosove-Serbi

Zv.kryeministri dhe njeheresh Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka deklaruar se Shqiperia mbeshtet dialogun mes Kosoves dhe Serbise si nje proces i cili do te sjelle nje ritem te ri ne integrimin e Kosoves ne Bashkimin Evropian. Ne nje konference te perbashket per shtyp me zv.kryeministrin e Kosoves Petrovic Haxhinasto theksoi se dialogu teknik dhe praktik mes Prishtines dhe Beogradit do te sjelle gjithashtu edhe ndryshim ne cilesine e jetes mes dy shteteve. Me tej zv.kryeministri Haxhinasto theksoi se eshte e domosdoshme qe Kosova te perpunoje harten e rruges e cila do ta coje drejt liberalizimit te vizave.

Duke iu referuar njohjeve te pavaresise se Kosoves Haxhinasto theksoi se ky eshte nje proces i pandalshem ndersa shtoi se deklaratat per nje ndarje te Kosoves jane teori te deshtuara. Ndersa zevendeskryeministri i Kosoves qe perfaqeson minoritetin serb falenderoi per mbeshtetjen e Shqiperise per ecjen para te Kosoves. Le tia leme historise te kaluaren te punojme per te ardhmen e qytetareve tane tha Petrovic. Ndarja apo shkembimi i territoreve ne Kosove per ne ndahet ne sukses dhe mossukses. Ne duam te jemi pjese e BE-se. Duam te punojne ne kete drejtim. Asnje nga keto ide nuk e ka marre mbeshtetjen e Brukselit apo Uashingtonit dhe per pasoje jemi kunder tha Petrovic.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›