E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi rinis punën, opozita bojkoton seancën

TIRANE- Pas nje nderprerje disa javeshe per shkak te angazhimeve te deputeteve ne fushaten e zgjedhjeve vendore, Kuvendi rinisi  sot punimet.

Rifillimi i punimeve behet pa pranine e deputeteve socialiste, te cilet sikur kishin njoftuar nuk jane paraqitur ne seance.  Bojkotin e kane thyer vetem dy deputetet Andis Harasani dhe Kastriot Islami, te cilet jane pjese e punimeve,d uke e qujatur kete detyrimin e tyre prej deputeti ne te mire te vendit.

Kryeparlamentarja Topalli, ne fillim te fjales se saj ka pergezuar shqiptaret per zgjedhjet e 8 majit, me pjesemarrjen me masive ndonjehere. Sipas saj, zgejdhjet ishin me te mirat te zhvilluara ndonjehere ne vend, ndersa rezultati shume i ngushte ne Tirane, qe ndodh shume rralle do te ndjeke gjithe procedurat e nevojshme deri ne certifikimin final.

Partia Socialiste ka vendosur keshtu të mos jetë e pranishme në të gjitha aktivitetet e Kuvendit si në komisione ashtu dhe në seanca, deri në pritjen e një vendimi nga Kolegji Zgjedhor për rezultatin e Tiranës.

Në rendin e ditës Kuvendi ka sot për miratim disa ratifikime marrëveshjesh dhe miratimin e projektrezolutave mbi veprimtarinë e disa institucioneve që varen nga parlamenti.

Keshtu pritet miratimi i projektligjit Për ratifikimin e marrëveshjes ISTISNAA ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan.

Nje tjeter projektligj qe pret miratimin, sipas rendit te dites edhe edhe projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për zgjerimin e përfaqësimit dhe të pjesëmarrjes si dhe për zgjerimin e autoritetit investues të fondit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›