Haxhinasto Spanja te njohe Kosoven

Ne takimin me ambasadorin spanjoll ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto pasi vleresoi bashkepunimin dhe mbeshtetjen e Spanjes per liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian te Shqiperise i kerkoi ambasadorit Montobbio qe Spanja te rivleresoje qendrimin e saj per njohjen e pavaresise se Kosoves. Ne takimin me ambasadoren gjermane z. Haxhinasto dhe znj. Holtkemper cmuan marredheniet e shkelqyera politike mes Shqiperise dhe Gjermanise u shprehen se bashkepunimi ekonomik po shkon drejt nje partneriteti strategjik vecanerisht ne fushat e energjise dhe te infrastruktures. Gjithashtu z. Haxhinasto e cilesoi Gjermanine si nje avokate ne mbeshtetje te liberalizimit te vizave dhe integrimit evropian. Gjate takimit me ambasadorin e AK te Palestines z. Haxhinasto shprehu mbeshtetjen e Shqiperise per bisedimet ne Lindjen e Mesme dhe per nje zgjidhje qe do te coje ne ekzistencen e dy shteteve. Ne kete kuader z. Haxhinasto u shpreh se Shqiperia qendron pas perpjekjeve te komunitetit nderkombetar per krijimin e shtetit te Palestines per krah atij te Izraelit dhe per anetaresimin e tij ne OKB.