CEZ se shpejti publikon listen me emrat e debitoreve

Do të ndiqen penalisht ata konsumatorë që vjedhin energjinë elektrike. Kështu ka deklaruar në Elbasan drejtori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi gjatë takimit të realizuar me punonjës së këtij filiali në Elbasan.
Dollapi tha se CEZ konstaton se mjaft institucione buxhetore e jo buxhetore nuk paguajnë energjinë dhe për këtë shumë shpejt do dalë lista me emrat e tyre.
Ky ishte takimi i fundit i z. Dollapi në emërimin e drejtuesve të rinj. Drejtor i CEZ në Elbasan u vendos Merxhan Leka dhe drejtor i tensionit të Lartë Elbasan-Korçë, Artan Topi.