Pacientet mund te denoncojne punen e mjekeve
Pacientët do të jenë partnerë aktivë në jetën e përditshme të spitalit. Vendosja e tyre në qendër të shërbimeve spitalore do të krijojë mundësinë për denoncimin e rasteve abuzive. Nëpërmjet një pyetësori të thjeshtë pacienti do të shpreh opinionin e tij lidhur me transparencën, përmirësimin dhe forcimin e funksioneve të spitalit.
Ky është një studim dyvjecar pjesë e projektit të financuar nga USAID “Mbështetje reformës në shëndetësi”, në spitalin Mbretëresha Geraldine”.
Për Ministrin e shëndetësisë Vangjel Tavo kjo është një iniciativë e cila do të rrisë punën për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Gjatë prezantimit të këtij studimi, ambasadori i SHBA-ve deklaroi se pacientëve do t’ju shpërndahen pyetësorë, ku të japin përgjigje mbi cilësinë e shërbimit në spitale.
“Gjatë vitit të kaluar, dhe në vijim po punohet për të vënë pacientin në qendër të sistemit shëndetësor. Plotësimi i këtij formulari nga pacientët synon të ngreje problematikat e mundshme dhe të mundësohet zgjidhja e tyre. Kjo kërkon një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve. Përgjigjet e këtij pyetësori do ndikojnë në rritjen e performancës së punës së personelit mjekësor, do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe të transparencës”- u shpreh ambasadori Arvizu.
Drejtori i spitalit Mbretëresha Geraldinë Halim Kosova ka pasqyruar në detaj të gjithë pyetësorin i cili sipas tij do të shërbejë për të pasqyruar atë cka mjekët bëjnë dhe marrdhëniet e tyre me pacientin.