Haxhinasto-Titov Bashkepunim ne sektoret e energjise turizmit e tregtise

Tirane 23 tetor NOA - Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti sot Zevendesministrin e Jashtem te Federates Ruse Vladimir Titov.
Haxhinasto dhe Titov pohuan vullnetin e ndersjelle per ti cuar marredheniet shqiptaro-ruse ne nje nivel cilesisht te ri dhe shprehen gatishmerine per ti dhene inpute konkrete te reja ketij zhvillimi.
Ne kete kontekst Ministri i Jashtem shqiptar u shpreh se do te punohet per perfundimin dhe me pas nenshkrimin e Traktatit te Miqesise dhe Bashkepunimit mes Republikes se Shqiperise dhe Federates Ruse.
Ne takim u ra dakord per mbledhjen sa me shpejt te Komisionit Nderqeveritar per Bashkepunimin Ekonomik i cili do te identifikoje fushat konkrete te bashkepunimit ne sektoret e energjise turizmit tregtise etj.
Lidhur me bashkepunimin ne kuadrin e organizatave nderkombetare Ministri Haxhinasto tha se si Shqiperia ashtu edhe Rusia kane objektiva te perbashketa lidhur me sigurine dhe paqen kudo ne bote.
Ne kete kuader ai u shpreh se pala shqiptare mirepret bashkepunimin ne kuadrin e Keshillit NATO-Rusi.
Sa i perket ceshtjeve ne rajon dy palet ndane te njejtin mendim mbi rendesine e forcimit te paqes dhe stabilitetit ne Ballkanin Perendimor.
Ministri Haxhinasto ritheksoi se politika e Shqiperise kontribuon per paqen dhe integrimin e gjithe rajonit ne Bashkimin Europian ndersa njohja e realitetit ne Kosove ndihmon ne pershpejtimin e integrimit sa me te shpejte te te gjitha vendeve drejt BE-se. Zevendesministri rus Titov e falenderoi ministrin Haxhinasto dhe i percolli ftesen e homologut Lavrov per te vizituar Mosken ftese te cilen Ministri Haxhinasto e pranoi me kenaqesi.
mit/NOA