E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne internet formularet dhe deklarimet e biznesit

23/10/2010QKR

Qendra Kombetare e Regjistrimit do te krijoje se shpejti faqet e internetit qe do te permbajne te gjithe formularet e nevojshem per biznesin si dhe per deklarimet e ketij te fundit. E thene ndryshe afati i regjistrimit te bizneseve ne kete drejtim do te zgjatet me tej. Qendra Kombetare e Regjistrimit eshte duke pergatitur disa ndryshime ne ligj me qellim qe bizneset vendase por edhe ato te huaja te kene me shume dite afat per te realizuar kete proces. Ndryshimet do te kalojne ne formen e propozimeve per shqyrtim dhe miratim ne qeveri dhe me pas ne Kuvend. Qendra Kombetare e Regjistrimit e cila mundeson regjistrimin e biznesit brenda nje dite nga 49 dite qe ishte me perpara afati. Por ne rast te pezullimit te aplikimit Qendra Kombetare e Regjistrimit e njofton aplikantin per arsyet brenda nje dite nga marrja e aplikimit per regjistrim nepermjet nje dokumenti te leshuar nga sistemi i informatizuar ne cdo sportel sherbimi te Qendres Kombetare te Regjistrimit. Aplikanti ka afat 15-ditor per plotesimin ose ndreqjen e elementeve qe pengojne regjistrimin. Aktualisht sherbimi i regjistrimit te nje biznesi mundesohet ne 29 bashki dhe dy dhoma tregtie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›