E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto me të rinjtë: LSI në 2013 me ofertë ekonomike

LSI do i drejtohet shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme më një program, i cili do të ngrihet mbi dy shtylla kryesore, rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.
 

Ka qenë kjo garancia që ka dhënë zvëvendës kreu i LSI-së, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi në kampin rinor në Jale më anëtarë të LRI-së.Shqipëria eshte një vend me potenciale të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mirëmenaxohen, theksoi Haxhinasto.
 

"Lëvizja Socialiste për Integrim, në të dy programet e saj, edhe në programin e 2009, edhe në atë të ardhmin ka vendosur punësimin si lajtmotiv kryesor të saj, kjo tregon se ne kemi një raport shumë të drejtë me kontributet e çdo qytetari shqiptar. Dëshiroj të theksoj një element dhe një shtyllë kryesore tjetër të programit që është shtylla e tretë; investimi në kapitalin njerëzor, kryesisht investimi për rininë" tha ai.
 

Për 5 ditë Kampingu "LRI, Jalë 2012" do të ketë në fokus aktivitetet politike e kulturore, një inisiativë tashmë e kthyer në traditë për këtë forum rinor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›