Berisha: Adresim shqetësimeve të emigrantëve

Gjatë bisedës, Berisha i siguroi ata se qeveria shqiptare ruan në përparësitë kryesor të agjendës së saj marrëdhëniet me vendet, ku jetojnë dhe punojnë emigrantë shqiptarë, përkujdesjen për adresimin e problematikave që ata hasin, në shërbim të përmirësimit të mëtejshëm të kushteve të jetesës së tyre, por edhe në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të vlerave e identitetit kombëtar, gjuhës e traditave të larta të vendit e kombit tonë.
Në këtë kontekst, qeveria shqiptare ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e vendeve fqinje, Greqisë, Italisë, por edhe të vendeve të tjera dhe në një frymë mirëkuptimi e bashkëpunimi po punohet për të adresuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me aspektet sociale si pensionet, arsimi, hapja e qendrave kulturore etj..
Kryeministri Berisha i njohu gjithashtu me përgatitjet që qeveria shqiptare po bën për festimin me dinjitet të jubileut historik të 100 vjetorit të pavarësisë si në Shqipëri, ashtu edhe në vendet ku jetojnë e punojnë emigrantë shqiptare, por edhe diaspore shqiptare në përgjithësi
Kryeministri Berisha rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të tij, të qeverisë shqiptare e të Partisë Demokratike që emigrantëve shqiptarë t’u garantohen kushtet e nevojshme si për pjesëmarrjen në jetën politike në Shqipëri, ashtu edhe për ushtrimin e të drejtës së votës në vendet ku ata jetojnë.
Përfaqësuesit e përfaqësuesve të Unionit të Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë të Greqisë rikonfirmuan dëshirën e tyre për ta mikpritur në mes tyre, në çdo kohë që Kryeministri Berisha do të kishte mundësi. /Start/
2012-08-21 15:50