E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto ndash Bova Te gjenden rruget per integrimin

Tirane 20 tetor 2011 NOA ndash Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti ne takim Drejtorin e Pergjithshem per Bashkimin Evropian ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Republikes Italiane Ambasadorin Mario Bova i cili ndodhet ne Tirane per te diskutuar konkretisht per ecurine e Deklarates se Partneritetit Strategjik te nenshkruar mes dy vendeve ne shkurt 2010.
Gjate takimit Ministri Haxhinasto vleresoi mbeshtetjen dhe rolin e Italise ne procesin e integrimit evropian te Shqiperise kontributin dhe ndihmen per te konkretizuar ne kohe hapat e nevojshem ne funksion te marrjes se statusit te vendit kandidat.
Ne takim u diskutua edhe per bashkepunimin ne fushen ekonomike vecanerisht ate te energjise te rrugeve te gazit si dhe ne fushen e transportit.
Ambasadori Bova vuri theksin ne domosdoshmerine e gjetjes se rrugeve te duhura nga institucionet dhe aktoret politike shqiptare qe do te cojne vendin drejt bashkepunimit ne interes te qytetareve shqiptare si ata qe jetojne ne Shqiperi ashtu edhe te atyre qe jetojne ne vendet e ndryshme te BE-se.
a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›