E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të merren masa për vendorët që dëmtojnë mjedisin

Kryeministri Berisha cilëson si emergjente situatën e mjedisit në vend. Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Berisha kritikoi përfaqësuesit vendorë se po shkatërrojnë mjedisin në qytetin e tyre ndërsa ka kërkuar sanksione të rrepta për të gjithë shkelësit.
 

"Me autonominë vendore është abuzuar. Ka vite që Shkumbimi është bërë një zonë toksike. Inspektoriati duhet të ndalojë në mënyrë kategorike çdo lloj depozitimi në bregun e këtij lumi. Për shkelësit të vendosen sanksione dhe të sistemohet me përparësi landfilli ekzistues i Rrogozhinës", deklaroi Berisha përpara ministrave të tij.
 

Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu nga ministri i mjedisit që brenda 15 janarit 2011 të jenë caktuar dhe miratuar vendet e reja të depozitimit të mbetjeve solide.

"Duhet të shënojmë ndryshime urgjente. Ajo që u bë me makinat, do të vazhdojë. Vendit do t`ia kthejmë fytyrën pa plehra. Të sanksionohen në ligj penalitetet për ata zyrtarë vendorë që mbyllin sytë ndaj ndotjes së mjedisit", ka theksuar Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›