E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis seanca parlamentare

Seanca parlamentare sapo ka nisur dhe në rendin e ditës janë tetë çështje për tu diskutuar dhe miratuar. Si fillim seanca do të nisi me miratimin e procesverbalit të seancës plenare.

Më tej në diskutim projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i Bilishtit - kontratë me çelësa në dorë”.

Çështja e tretë në diskutim është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave”.

Më tej do të diskutohet projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.
Seanca do të vazhdojë me pikën e pestë të diskutimit që është projektligj “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”. (84 vota)

Më tej për miratim është plotësimi i vendeve vakante në institucione. Pika e shtatë është ajo e interpelancës me Ministrin e Informacionit dhe Teknologjisë së Informacionit Genc Pollo kërkuar nga deputeti Taulant Balla.
Pika e tetë do të jetën diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›