E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto në Austri, takon studenten e dalë nga koma Sonila Isaku

Dy dite pas zgjimit nga koma ne nje prej spitaleve te Austrise, Eriselda Gubere paraqitet ne gjendje me te mire shendetesore. Lajmi eshte konfirmuar nga zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, i cili gjate qendrimit te tij ne Austri vizitoi paraditen e djeshme studenten e aksidentuar ne tragjedine e Himares. Ai konstatoi me kenaqesi se pas daljes nga koma, gjendja e saj eshte duke u permiresuar dhe tashme arrin te flase ndryshe nga studentja Florie Peci, e cila megjithese ne gjendje me te mire ende nuk mund te komunikoje. "Tani Eriselda ka nevoje per vazhdimin e mjekimit intensiv dhe per qetesi, ndersa gjendja e saj duket se ka kaluar rrezikun madhor, por qe kerkon serish asistencen e mjekeve", - ka pohuar zv.kryeministri. Nga ana tjeter, Haxhinasto u interesua prane stafit mjekesor te spitalit per gjendjen shendetesore te Eriseldes dhe i falenderoi ata per perkujdesjen e treguar dhe trajtimin qe i kane bere studentes se aksidentuar. Ministri Haxhinasto komunikoi me Eriselden dhe i uroi asaj sherim te shpejte. Nderkohe qe ne familjen e Eriseldes duket se gezimi dhe buzeqeshja eshte rikthyer serish pas lajmit te mire. Vajza, e cila u aksidentua ne tragjedine e Himares, qendroi per nje kohe te gjate ne gjendje kome, por tashme ajo ka hapur syte per t`ju rikthyer serish jetes mes familjes dhe miqve te saj. Pas lajmit te mire, gezimi ka pershkruar familjen e 21-vjecares ne fshatin Shakuj te Lushnjes, ku me shume se te gjithe entuziazmi ne syte e tyre nuk mund te fshihej nga nena dhe gjyshja e Eriseldes. "Lajmi qe na erdhi te enjten ka qene edhe me i bukuri gjate jetes sime, duket sikur rilindem serish. Tani shpresojme qe Eri te permiresohet dhe e presim ne shtepi", - kane pohuar familjaret. Eriselda Gubere doli nga koma pas 24 ditesh, ku ndodhej per kurim ne Austri, ndersa kishte probleme madhore me vertebrat, pasi 4 prej tyre ishin te demtuara duke sjelle probleme te shtylles kurrizore. Po keshtu 21-vjecarja ka edhe probleme te veshkave. Eriselda eshte studente ne vitin e fundit te fakultetit Gjuhe-letersi ne Universitetin "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan, ku mbeti mes shume te tjerash e plagosur ne tragjedine e Himares.

Dy dite me pare ne Linz te Austrise, pas disa ditesh ku luftonte mes jetes dhe vdekjes, ajo doli nga koma dhe ka shkembyer fjalet e para. 21-vjecarja mesohet se nuk eshte perballur ende me realitetin dhe vdekjen e 13 shoqeve te saj ne afersi te ures se Vishes ne Himare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›