E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto ne Brazil BE e ardhmja rajonit

Ne viziten e tij ne Brazil zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto eshte pritur nga Zv.Presidenti Michel Miguel Elias Temer Lulia. Duke folur per zhvillimet ne rajonin e Ballkanit Haxhinasto theksoi se e ardhmja e gjithe rajonit eshte ne Bashkimin Evropian. Lidhur me Kosoven ai tha se pavaresia e Kosoves ka forcuar stabilitetin e sigurine ne rajon duke i kerkuar Brazilit te rikonsideroje shqyrtimin e njohjes se shtetit te ri te Kosoves.Ne kuader te bashkepunimit dypalesh bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim se shkembimet tregtare midis dy vendeve duhet te forcohen dhe zhvillohen. Haxhinasto kerkoi mbeshtetjen e Brazilit per kandidaturen per anetar jo te perhershem te vendit tone ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per periudhen 2022-2023. Nderkohe dhe Zv.Presidenti i Brazilit nga ana e tij shprehu mbeshtetjen e tij te vazhdueshme per forcimin e marredhenieve parlamentare si nje element mjaft i rendesishem i bashkepunimit dypalesh. Ministri Haxhinasto u takua edhe Senatorin Fernando Collor kreu i Komisionit te Politikes se Jashtme dhe Mbrojtjes ne Senat. Ministri i Puneve te Jashtme Haxhinasto do te takohet dhe me Ministrin e Jashtem te Brazilit Antonio Patriota me te cilin do nenshkruaje marreveshjen per heqjen e vizave dhe dy memorandume te rendesishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›