Berisha Shqiperia dixhitale eshte leva e Arkimedit per tu ndare nga e shkuara e prapambetur

Kryeministri Berisha mori pjese sot ne inaugurimin e sistemit dixhital te informacionit ne Drejtorine e Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor nje investim me vlere 1 milione dollare. Ne fjalen e mbajtur me kete rast ai shprehu pergezimet per Agjencine Kombetare te Shoqerise se Informacionit dhe Ministrine e Puneve Publike dhe Transporteve per punen e bere duke vene ne dispozicion te qytetareve shqiptare nje drejtori sherbimi me standarde bashkekohore dhe moderne. Kryeministri theksoi se Instalimi i sistemit dixhital ne drejtorine tuaj perben nje mundesi te madhe per te shmangur keqberjen dhe trafiqet e automjeteve te cilat perbejne nje veper te rende penale. Sot cdo njeri qe disponon makine e tij duhet te ndihet zot i saj dhe ky sistem ti krijon te gjitha keto mundesi. Krahas kesaj arritje kryeministri theksoi se e nje rendesie te madhe eshte edhe faza e testeve te patentes. Ne kete kontekst ai theksoi se duhet instaluar modeli me rigoroz dhe me transparent qe ekziston. Provat duhet te jene provat me serioze sepse ato dhe kane te bejne me jeten. Duhet te bejme nje perballje shume planesh me kete ceshtje jashtezakonisht te dhimbshme sepse jane jete njerezit dhe nje nga ato me themeloret eshte rigoroziteti i dokumentit te drejtimin e makines. Cdo qytetar i ketij vendi te marre patentat por njekohesisht te deshmoje aftesite me te merituara te marrjes se saj theksoi ai.
Sistemi perben nje hap te madh perpara ne perpjekjen tone per te ngritur nje sportel te vetem unik per te gjithe qytetaret shqiptare faktikisht ketu mblidhen te dhena dixhitale nga disa institucione te tjera. Ne kete menyre dora dores ne do te shkojme derisa te gjitha te dhenat te bashkohen ne nje sportel te vetem dhe qytetari aty te gjeje cdo lloj sherbimi qe ka nevoje ndaj kesaj administrate theksoi kreu i qeverise.
Kryeministri Berisha tha se Shqiperia dixhitale eshte leva e Arkimedit per tu ndare nga prapambetja e trasheguar se eshte bulevardi i transparences eshte rruga me e sigurte per te ecur dhe per te qene te hapur ndaj qytetareve per te qene te kontrolluar prej tyre por dhe per tu ofruar atyre sherbimet ne kohen me te shkurter dhe me te mire.
Mesohet se ky informatizim ben te mundur qe DPSHTRr do te jete pjese e GOV-netit dhe nepermjet ketij rrjeti behet marrja e Informacionit nga institucionet shteterore si Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile Drejtoria e Pergjithshme e Doganave Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit QKL ne kohe reale dhe i perditesuar me programet informatike baze te mjeteve taksave gjobave te kontrollit rrugor etj.