E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto nëBruksel: Kosovapjesë e takimeve rajonale

TIRANË- Zv/kryeministri dhe ministri i Punёve tё Jashtme, Edmond Haxhinasto, mori pjesё nё takimin e 13-të tё Kёshillit tё Nismёs Adriatiko-Joniane (NAJ) nё Bruksel.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se strategjia e Makro-rajonit të Adriatikut dhe Jonit, e cila do të fillojë të realizohet në dy vitet e ardhëshme nga Bashkimi Evropian, ishte në qendër të këtyre bisedimeve. Në këtë strategji, janë të përfshira rreth 80 projekte të cilat janë në proces dhe që përfshijnë fushën e turizmit, peshkimit, shpërndarjen e rrjetit infrastrukturor dhe energjitik, etj.

Gjatë takimit, Haxhinasto kërkoi që Kosova të jetë pjesë e gjithë iniciativave rajonale, pasi, pavarësisht statusit të vendeve, këto takime i sjellin njerëzit më pranë njëri-tjetrit. Shqipëria, tha Haxhinasto, mbështet përfshirjen e gjithë vendeve të rajonit në këto iniciativa.

Nё pёrfundim tё fjalёs sё tij, z. Haxhinasto theksoi se tё gjitha iniciativat janё tё rёndёsishme pёr rajonin, pasi ato i kontribuojnё drejtpёrdrejt perspektivёs sё pёrbashkёt pёr integrim nё Bashkimin Evopian.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›