Dënohen 8 zyrtarë për korrupsion
PRISHTINË-Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka dënuar Zeqir Shamollin dhe Besim Hasanin me nga 4 vjet burg, Mehmet Nuredinin me 2 vjet burg dhe Halim Gjergjizin me 18 muaj burg, për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. I njëjti trup gjykues ka dënuar Orhan Ismajlin me 5 vjet heqje lirie për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratave të dëmshme.
Njoftimi i EULEX-it bën të ditur se gjykata ka dënuar edhe Hysen Sadikun, Bedri Humollin e Mazar Kazagicin me nga 4 vjet e gjysmë, respektivisht 2 vjet dhe 3 vjet e gjysmë burg, për mashtrim.
Akuza per ta është ngritur më 15 dhjetor, 2006, pasi Banka Qendrore e Kosovës kishte zbuluar parregullsi në Bankën Kreditore të Prishtinës (BKP), e cila më pas ishte mbyllur më 10 mars, 2006, thuhet në deklaratën për shtyp të misionit evropian.
(d.b/BalkanWeb)