Haxhinasto paraqet shtyllat e programit qeverisës
“LSI po përgatit dhe do të paraqesë në tryezën e negociatave për formimin e qeverisë së re objektivat e saj programore bashkë-qeverisëse, të cilat janë në funksion të integrimit evropian, forcimit të shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit”, tha Edmon Haxhinasto, kryetar i KDK-së. Ai ka paraqitur edhe prioritet kryesore që do të ketë qeverisja e ardhshme, siç janë punësimi dhe lufta kundër varfërisë, veçanërisht zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij të turizmit.
Midis të tjerash, Haxhinasot ka theksuar se prioritet “do të jetë edhe përmirësimi cilësor i shërbimeve publike të shëndetësisë dhe arsimit; reformat institucionale, pavarësia e institucioneve dhe pushteteve dhe veçanërisht reforma zgjedhore do të jene elementë të rendësishëm që ne do t’i mbeshtesim fuqimisht ne tryezen e negociatave”.
Në fund të deklaratës, ai tha se integrimi i programeve me Partinë Demokratike, do të garantojnë një qeverisje të qëndrueshme dhe të suksesshme në realizimin e objektivave kryesorë për integrimin në BE.