E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto për shërbimin në konsullata

E enjte, 29 Shtator 2011 21:01

Tweet Edmond Haxhinasto Gjate nje takimi me konsujt shqiptare ne vendet europiane dhe te rajonit, ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto eshte shprehur se nje nga prioritetet e ketij institucioni mbetet sherbimi cilesor per te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte shtetit.

Kreu i diplomacise shqiptare e vuri theksin te domosdoshmeria e rritjes se numrit te sherbimeve, te cilat perveç veprimeve te perditshme konsullore, duhet te perfshijne edhe asistencen ligjore per shqiptaret kudo qe jetojne. Sipas tij, nje objektiv tjeter i rendesishem eshte hapja e shtepive kulturore per shqiptaret dhe i mesimit te gjuhes shqipe, fillimisht ne vendet ku komuniteti shqiptar eshte me i perqendruar, per tu shtrire me pas edhe ne vendet e tjera. Nderkohe qe po shqyrtohet edhe hapja e konsullates shqiptare ne ishullin e kretes ne Greqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›