E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Viti 2011 na gjeti në krizë

Partia Socialiste shpreh keqardhjen që viti 2011 e gjeti Shqipërinë ne një krizë, jo vetëm politike por të gjithanshme, e cila sipas nënkryetarit të grupit kuvendor socialist Sajmir Tahiri, ka ardhur si pasojë e korrupsionit qeveritar dhe manisë së kryeministrit Berisha për të përvetësuar gjithçka. Në këtë pikë, deputeti socialist u fokusua tek transparenca e zgjedhjeve të 28 Qershorit, duke i kujtuar kreut të ekzekutivit se kjo çështje për PS-në nuk është harruar Tahiri theksoi në deklaratën e tij edhe vendimin për të dënuar me 4 vjet Efraim Diverolin për trafikun e armeve, duke i kujtuar Berishës se partnerët e tij janë ministra aktuale në qeveri. Ai shtoi se qeveria është kthyer në agjenci sekserësh, qëllimi i vetëm i se cilës, është kapja e shtetit dhe thellimi i mëtejshme i krizës në vend.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›