Bayern Munchen rifiton besimin

Numrat flasin vetë: 23 gjuajtje në portë, 13 goditje këndi, 61% zotërim topi, por mbi të gjitha rezultati 7-1. Këto janë statistikat e ndeshjes që Bayern Munchen fitoi të shtunën ndaj Hoffenheim dhe nga ku niset për të përgatitur ndeshjen e kthimit ndaj Basel për Champions League.
“Ishte një ndeshje e mrekullueshme. Kishim kohë pa parë një ndeshje të tillë”, theksoi Uli Hoenes, presidenti i Bayern.
Bavarezët presin të martën ekipin zviceran dhe do i duhet të përmbysin humbjen 1-0 të ndeshjes së parë për të kaluar në çerekfinalet e Champions.
“Jemi shumë të motivuar për Baselin. Duhet të përmbysim disavantazhin e takimit të parë, por fitorja e fundjavës tregoi që jemi në gjendje të bëjmë gola. Por e dimë që ndeshja e mesjavës do jetë shumë më e vështirë se ndaj Hoffenheim”, u shpreh Heynckes.
Edhe Thomas Muller ka shumë besim para ndeshjes së Ligës së Kampioneve: “Mezi po pres të vijë e marta. Jam optimist sepse nëse luajmë si ndaj Hoffenheim, me pasion, forcë dhe entuziazëm do arrijmë të kualifikohemi.”