E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Europian Konsensusi nuk mjafton Te mos pengohet drejtesia

Paralajmerimi

Parlamenti Europian shikon me entuziazem zhvillimet e fundit politike ne Tirane por dy eurodeputet Kukan dhe Swoboda nenvizojne se ajo cfare tashme Shqiperia ka nevoje eshte lufta kunder korrupsionit dhe nje sistem drejtesie ne perputhje me standardet europiane.

Zoti Kukan a i keni ndjekur zhvillimet e fundit ne Shqiperi

Kukan Po une e ndjek nga afer dhe per fat te mire mund te them se po na vijne disa lajme pozitive nga Shqiperia. Duke e njohur situaten ne vend per nje kohe te gjate une do te deshiroja te me bindin se do te kete nje tendence te perhershme te atyre lajmeve pozitive. Por neve duhet ta themi se ka pasur disa levizje ne skenen politike dhe cdo gje deshmon faktin se ka nje dialog te mire pozitiv mes dy partive politike gje te cilen mendoj se duhet ta inkurajojme me te gjitha mjetet. Ndodhi shume vone per tu perfshire ne raportin e progresit te Komisionit Europian por kjo nuk ka rendesi. shte nje gje e mire qe kjo po ndodh atje. Ne kemi tashme disa prova per kete dhe le te shpresojme se e ardhmja do te sjelle me shume mundesi per ta konfirmuar kete trend pozitiv. Ne do te zhvillojme dialogun nderparlamentar ne Tirane me 8 dhe 9 dhjetor. Le te shpresojme se do te deshmohet qe sinjalet pozitive te meparshme nuk jane thjesht aksidentale.

Swoboda Mendoj se ndryshimet jane shume pozitive dhe ato kerkojne gjithnje bashkimin e dy paleve. Mendoj se Shqiperia i kuptoi mesazhet qe kemi dhene nga te dyja familjet e ndryshme politike te Parlamentit Europian. Ndonjehere merr kohe deri kur informacionet te kalojne neper kanalet e grupeve te ndryshme politike por mendoj se eshte e rendesishme qe ata jane dakord tashme. Nuk eshte kaq e rendesishme te flasim per te kaluaren pse nuk ishte e mundur dhe kush beri cfare por e rendesishme eshte te flasim per te ardhmen. Per te ardhmen e Shqiperise dy grupet kryesore politike duhet te punojne se bashku. Mund te kene sa te duan grindje sherre dhe dallime por per sa i perket reformave per Europen ata duhet te qendrojne se bashku. shte shume e rendesishme per perceptimin ne Europe se ata nuk duhet te grinden per ceshtje te tilla...

Top Channel Meqe permendet Kroacine nje prej prioriteteve kyce per Shqiperine eshte funksionimi i sistemit gjyqesor. Sa i nevojitet sanaderizimi Shqiperise vecanerisht ne lidhje me korrupsionin

Swoboda Ajo per te cilen Shqiperia ka nevoje dhe te gjitha vendet e rajonit apo e gjithe Europa eshte nje lufte e qarte kunder korrupsionit pa marre parasysh personalitetet. A eshte president kryeminister zevendeskryeminister minister apo cfaredo personaliteti tjeter i rendesishem askush nuk duhet te perjashtohet nga lufta kunder korrupsionit nga gjyqet dhe nga aktivitetet e Prokurorise se Pergjithshme. Kjo duhet te jete absolutisht e qarte.

Kukan Une do te doja te perserisja ate qe tha kolegu im se lufta kunder korrupsionit dhe sistemi i drejtesise duhet te punojne ne perputhje me standardet europiane. Duhet te merren me cdo personalitet pa marre parasysh varesine e tij politike apo nivelin e perfshirjes ne qeveri apo kudo qofte. Ky mendoj une eshte rregulli qe duhet te futet ne Shqiperi.

Pergatiti Arta Tozaj
Marre me shkurtime nga Top Channel

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›