E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto, vizitë zyrtare në Libi: Shqipëria do asistojë Libinë në periudhën e tranzicionit

05-02-2012 / Gazeta 55

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto vijon sot vizitën në Tripoli me ftesë të homologut të Libisë, Ashour Bin Khayal. Gjatë takimit me Khayal, Haxhinasto ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë ndaj trazicionit të popullit libian, duke garantuar se Shqipëria është e gatshme të asistojë Libinë në periudhën e tranzicionit nga diktatura në demokraci.´“Eksperienca shqiptare e tranzicionit nga diktatura në demokraci, mund të jetë e vlefshme për Libinë dhe ne jemi gati që të ofrojmë këtë eksperiencë nëse nevojitet, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të Libisë”, tha Haxhinasto.
Diplomati ynë ka theksuar se, “me vizitën e tij në Libi hapet një faqe e re në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ndërsa ka kërkuar gjithashtu edhe njohjen e Kosovës nga Libia.
Nga ana a tij, Ministri i jashtëm i Libisë, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizoi se është e nevojshme që të rikonsiderohen dhe rivlerësohen ato në kuadër të ndryshimeve që kanë ndodhur në Libi. Gjatë vizitës në Tripoli, Ministri Haxhinasto pati një takim edhe me Kryetarin e NTC (Këshillit Kombëtar të Tranzicionit), Mustafa Abduljalil. Në këtë takim Ministri Haxhinasto nënvizoi vullnetin e Qeverise shqiptare për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme, kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i qeverisë shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›