Fier, identifikohet i dyshuari i dytë i vrasjes së biznesmenit

Policia e Fierit ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së biznesmenit Spartak Spaho. Burime nga policia bëjnë me dije se është identifikuar si autor i vrasjes së biznesmenit fierak, 28-vjeçari Enea Hyka.
Ky i fundit dyshohet se në bashkëpunim me 33-vjeçarin tashmë të arrestuar Agim Hyka kanë vrarë me armë zjarri biznesmenin Spartak Spaho.
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 1 dhjetor, në lagjen “16 Prilli” të qytetit të Fierit ku biznesmeni 42-vjeçar Spartak Spaho u vra me armë zjarri dhe gjithashtu nga të shtënat e armëve u plagosën edhe dy kalimtarë të rastit.
Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit Enea Hyka i cili është i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Spartak Spaho.