Rama dimëron në Vjenë me Kurbanin

Pa asnjë ide politike, me degët socialiste të bëra copash e me një luftë civile që ka marrë përmasa të frikshme, Edi Rama po konsumon të vetmen ide që njeh, atë të masturbimit politik me një libër që ngre në piedestal vajtimin për humbjen e bashkisë. Koha e zgjedhur është gabim, me ngricën dhe krizën financiare që po gjunjëzon Europën, ai bën mirë t’i lërë emigrantët të qetë dhe të lejojë deputetët në Tiranë të kryejnë detyrën që rekomandon BE, atë të votimit të ligjeve me 3/5-at
Ngrica e këtyre ditëve të fundit të këtij dimri, më shumë se nga kushdo, po përjetohet më keq nga Edi Rama. Duke i shtuar këtyre kapriçiove të motit edhe ngricën politike e cila nuk po i ndahet dimër e verë Edi Ramës, ai ka zgjedhur të ngushëllojë veten duke folur për librin e vetë “Kurban”-in, në Tetovë, Preshevë, Athinë e Vjenë, kur vetë libri nuk ka asnjë fjalë, e jo më ndonjë fjali të mundshme, jo për Tetovën, Preshevën, Athinën e Vjenën, por as për shqiptarët që ai nuk e ka edhe aq vështirë ti mbledhë.
Afërmendsh, pa asnjë fjalë apo fjali të vetme në “Kurban”-in e tij për shqiptarët që po pretendon se po i takon dhe komunikon anë e kënd jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, për më tepër edhe pa asnjë ide politike, Edi Rama po konsumon të vetmen ide që njeh, atë të masturbimit politik me një libër që ngre në piedestal vajtimin për humbjen e bashkisë.
Duke parë se në turin promovues nëpër Shqipëri të “Kurban”-it, i vetmi që vajtonte dhe derdhte lot ishte vetëm ai, këtë herë, masturbimin politik me një libër që ngre në piedestal vajtimin për humbjen e bashkisë, po tenton ta “globalizojë” me shpresën se do gjendet ndokush në Tetovë, Preshevë, Athinë apo Vjenë që të vajtojë bashkë me Edi Ramën mbi fletët e “Kurban”-it.
Të dhënat e deritanishme janë pak premtuese, për të mos thënë aspak, që ndonjë shqiptari t’ia ketë ndjerë (edhe për hatër të “globalizmit”), e të vajtojë me Edi Ramën...
Për pasojë, koha e zgjedhur prej Edi Ramës për të ndërmarrë këtë tur “global” të promovimit të librit të tij, është e pa përshtatshme edhe për një arsye të thjeshtë. Me degët socialiste të bëra copash e me një luftë civile që ka marrë përmasa të frikshme, Edi Rama preferon të rrijë larg zhvillimeve që po përjeton së brendshmi PS-ja. I pafuqishëm, s’mund të thuhet, por i padëshiruar për të marrë në dorë “punët e partisë”, duke ua lënë këtë përgjegjësi në Lushnjë, bie fjala Llazar Sefës dhe Bujar Çelës, në Berat Erion Braçes dhe Erion Veliajt, apo në Tiranë Gramoz Ruçit e Ben Blushit, Edi Rama vetë, në emër të “globalizimit” të “Kurban”-it të tij, ka ndërmarrë një tur turistik, pas kthimit nga i cili ai beson se Llazarët, Bujarët, Erionët, Gramozët apo Ben Blushët e PS-së, do i ketë marrë malli për atë dhe jo vetëm që do heqin dorë nga zënkat mes tyre, por edhe do e kuptojnë e do ia falin paaftësinë kryetarit të tyre, i cili i bishtnon përgjegjësive të drejtimit të partisë, strukturave dhe njerëzve të saj… Ndërkohë, ai me këtë udhëtim nuk ka as se çfarë mesazhi tu përcjellë shqiptarëve anë e kënd, kur e ka lënë partinë në dorën e Llazar Sefës dhe Bujar Çelës në Lushnje, të Erion Braçes dhe Erion Veliajt në Berat, apo të Gramoz Ruçit e Ben Blushit në Tiranë dhe ai vetë i bishtnon problemeve brenda partisë, nëpërmjet pretekstit të “globalizimit” të “Kurban”-it të tij.
Koha e zgjedhur prej Edi Ramës, për të ndërmarrë këtë tur “global” të promovimit të “Kurban”-it të tij është zgjedhur gabim edhe për një tjetër arsye.
Ngrica dhe kriza financiare që po përjeton dhe gjunjëzon Europën, mjaftueshëm po pasohet edhe me ndikimin e saj edhe në radhët e atyre emigrantëve që Edi Rama zgjedh të takojë andej këndej. Për pasojë, përpos ngricës dhe krizës financiare që emigrantëve ju duhet të përballojnë në vendet ku punojnë, nuk e meritojnë që të jenë dëshmitarë edhe të masturbimit politik të Edi Ramës me një libër, “disfatist” edhe që ngre në piedestal vajtimin për humbjen e bashkisë... Prandaj ai (Edi Rama) bën mirë t’i lërë emigrantët të qetë dhe të kthehet e të lejojë deputetët në Tiranë të kryejnë detyrën që thotë BE, atë të votimit të ligjeve me 3/5-at. Sa për sherret midis tyre të Llazar Sefës dhe Bujar Çelës në Lushnje, të Erion Braçes dhe Erion Veliajt në Berat, apo të Gramoz Ruçit e Ben Blushit në Tiranë..., ai po të dojë edhe mund ti lejojë e shijojë..., sipas mënyrës së vetë...