E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto, vizitë zyrtare në Suedi

Sipas informacioneve të Ministrisë së Jashtme,  Haxhinasto në takimin me homologun suedez më 7 maj do të diskutojë për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, sidomos në fushën ekonomike.

Gjithashtu, agjenda e bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, të bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh, zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor etj.

Gjatë vizitës, Haxhinasto do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit për Çështje të BE-së, Oskar Vaglund, me Kryetarin e Parlamentit, Per Vesterberg, me Ministren për Tregtinë, Eva Bjorling, si dhe me Sekretarin suedez të Shtetit, Frangk Belfrage.
/Start/

                                                                                             2012-05-06 21:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›