Dosja “21 janari”, dorëhiqet një nga gjyqtarët

Gjyqtari i përzgjedhur nga shorti i hedhur në Gjykatën e Tiranës, Ibrahim Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga ky proces.
Ai do të gjykonte sipas shortit, shtetasin Armando Kasaj, ish-shefi i IT-së në Këshillin e Ministrave. Sipas të dhënave, dorëheqjen e ka motivuar për shkak të karakterit procedural, pasi Hoxha ka shqyrtuar edhe më parë kërkesa hetimore për këtë çështje.
Tanimë pritet të hidhet një tjetër short për të përcaktuar gjyqtarin që do të shqyrtojë dosjen e Prokurorisë për këtë rast. Akuza penale e ngritur nga Prokuroria për Kasajn është ajo e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Dosjet me të akuzuarit për “21 janarin” u depozituan më 30 prill në Gjykatën e Tiranës. /Start/
2012-05-07 08:55