Haxhinasto:PSE apel PS-së të ndalë bojkotin

Nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto në një prononcim për Ora News tha se në takime të ndryshme mes Partisë Socialiste dhe drejtuesve të Partive Socialiste Europiane i është bërë thirrje PS-së të heqë dorë nga bojkoti i Kuvendit.
"Në takimet mes delegacionit të PS-së dhe drejtuesve të Partive Socilaliste Europiane është thënë që politika e bojkotit nuk ka sukses ndaj PS duhet të bëjë luftën politke brenda insitucioneve", u shpreh ai. Sipas Haxhinastos, këtë qëndrim të këtyre partive e ka bërë me dije për LSI-në edhe presidenti i Partive Socialiste Europiane, Pole Rasmussen.
Nënkryetari i LSI-së, tha gjithashtu se në një drekë zyrtare pune që është organizuar dje pas fjalës së tij kreu i PS-së Rama është larguar, pa dëgjuar fjalën e Metës.
Në fund të prononcimit të tij, Edmond Haxhinasto tha se nga Kongresi i Partive Socialiste Europiane është pritur të përcaktoheshin disa drejtime kryesore për të risjellë në pushtet të majtën moderne europiane.