Mata: Ngritja e godinës në përputhje me ligjet

Pronari i pallatit 12 katësh, Ilir Mata në një prononcim për mediat ka bërë publike të gjithë dokumentacionet që sipas tij vërtetojnë se ngritja e godinës është në përputhje me ligjet. Ai ka bërë publik dokumentacionin e hipotekës të firmosur nga kryeministri i atëhershëm Fatos Nano dhe lejen për sheshin e ndërtimit. "Kjo tokë është hipotekuar në 15. 09. 2005 me firmë të kryeministri Fatos Nano. Jam pronar i tokës . Kam lejen e ndërtimit dhe lejen e sheshit të ndërtimit. Kam gjithashtu edhe vendimin e KKRTSH-së së Shqipërisë", u shpreh Mati.
Sipas Ilir Matës, vendimi për ndërtimin e tunelit për kalimin qytetarëve u rrëzua nga KKRTSH-ja dhe më pas nga Gjykata e Apelit. Ai theksoi se këtë çështje e hetoi edhe Prokuroria dhe kërkoi pushimin e saj.
Mata e komentoi si të çuditshëm vendimin për prishjen e objektit. Pronari i pallatit 12 katësh deklaroi se do të ndjekë vetëm rrugën ligjore për zgjidhjen e kësaj çështje, ndaj i është drejtuar gjykatës. Ai tha se nuk ka bërë vlerësimin e dëmit në objekt.