E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendro: Leja e ndërtimit të pallatit, në përputhje me ligjet


Kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, Afrim Qendro ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë ndërtimore në pallatin 12 katësh për ta shembur atë. Sipas Qendros, inspektoriati ndërtimor nuk ka të drejtë të ndërhyrjë në territorin e Tiranës dhe me këtë veprim ka dalë mbi Prokurorinë. Qendro tha se
Prokuroria nuk ka gjetur asnjë shkelje në ndërtimin e këtij pallati, pasi leja është miratuar në përputhje me ligjet. "Ndërhyrja është presion i hapur politik", theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›