Haxhiu dekreton nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së, mbetet pezull vendi i dhjetë

PRISHTINË, 31 gusht /ATSH/ Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka dekretuar sot anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Haxhiu, shkruan KosovaPress, ka dekretuar vetëm nëntë anëtarë të kësaj trupe zgjedhore, duke lënë të hapur anëtarin e dhjetë, për të cilin kanë pretendime LVV dhe PDK.
Nga radhët e LVV-së në KQZ do të jetë Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu. PDK kësaj radhe do të përfaqësohet nga Rashit Qalaj. LDK nga Ilir Fetahu, kurse AAK nga Muharrem Nitaj. Katër përfaqësuesit të tjerë janë nga komunitetet jo shumicë. Edhe mandatin e kaluar, u.d e presidentes, Albulena Haxhiu nuk ka dekretuar anëtarin e dhjetë të KQZ-së.
LVV pretendon ti ketë tri anëtarë, ndërkaq PDK dy anëtarë.
Gjatë dekretimin e të anëtarëve të ri të KQZ në Kosovë 1 nga 3/KosovaPress/