E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të dorëhequr në vitin 2022

PRISHTINË, 2 shtator /ATSH/ Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

KGJK javën e kaluar kishte refuzuar kërkesën e këtyre gjyqtarëve dhe stafit përcjellës për t’u rikthyer në sistem të drejtësisë, pas dorëheqjeve që i kishin dhënë në vitin 2022.

“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka njoftuar Haxhiu në rrjetin social Facebook.


/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›