Haxhiymeri: Rama të ikë, të ndalë sulmet ndaj medimeve ndryshe
Sekretarja për Shanset e Barabarta dhe Shoqërinë Civile në Partinë Socialiste Edlira Haxhiymeri, i kërkon lidershipit të selisë rozë që të ndalë sulmet ndaj krerëve të kësaj partie në bazë, të cilët i kanë kërkuar atij të marrë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit dhe të zbatojë statutin e partisë, duke u larguar nga drejtimi i saj.
Haxhiymeri “Ujrat dhe lëvizjet e kësaj natyre nuk janë në nderin e PS-së. PS-ja të analizojë rezultatet dhe të identifikojë problematikën që e çuan në opozitë.”
Për zonjën Haxhiymeri humbja e Partisë Socialiste shtron përpara lidershipit të saj respektimin e statutit që e detyron të ndërpresë mandatin e kreut të selisë rozë.
“PS nuk realizoi objektivin e saj. Duhet një analizë në strukturat dhe organet drejtuese të PS dhe mbështetur në statut duhet t’i ndërpritet mandati. Me ndërprerjen e mandatit i lind e drejta të gjithë personave me reputacion dhe kontribut në PS që të marrin pjesë në këtë garë”
Deklaratat e Sekretares Haxhiymeri vijnë në një kohë kur brenda kupolës rozë, por dhe në bazë, zërat që i kërkojnë zotit Rama të largohet, po shtohen dita – ditës. Blushi, Malaj, Allushi e mjaft drejtues të tjerë në qendër dhe kreret e disa degëve në rrethe, e shohin Ramën si shkaktar të lënies së socialistëve edhe për katër vjet të tjera në opozitë, me politikat e tij të gabuara në drejtimin e partisë dhe me paaftësinë për të bashkuar e drejtuar të majtën.