E Diel, 1 Nëntor 2026

Hayman Interesi kombetar i nje shteti qendron mbi partite politike

21/09/2010Baronesha e Britanise se Madhe ndodhet ne Shqiperi me ftese te kryeparlamentares

Topalli zhvillon seance te vecante per mysafiren. Takon edhe Topin

Kryetarja e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar baronesha Helene Hayman ka theksuar gjate fjales qe mbajti ne seancen e vecante per te mbajtur pasditen e djeshme se interesi kombetar i nje shteti qendron mbi partite politike. Baronesha vuri ne dukje rolin e madh te Parlamentit shqiptar per miratimin e ligjeve dhe rezolutave ndersa subjekteve politike shqiptare u beri thirrje qe te perfaqesojne votuesit e tyre ne Parlament. Parlamenti eshte forumi i shtetit eshte vendi ku arrihen rezolutat. Parlamentaret u kerkojne llogari qeveritareve duke e bere rolin e ketij institucioni edhe me te madh - tha Hayman. Fjalen e saj e mbylli me nje shprehje te rilindesit Pashko Vasa qe simbolizon unitet Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit asht shqyptaria. Baronesha ndodhet ne Shqiperi me ftese te Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Ne takimin qe zhvilloi me te Topalli shprehu konsideraten me te larte per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe Britania ka dhene per vendin tone si dhe per krijimin e shtetit te Kosoves dhe lobimin per njohjen e pavaresise se saj ne arenen nderkombetare. Kryetarja e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar baronesha Helene Hayman shprehu emocionet e saj befasuese te vizites ne Shqiperi. Admiroj dhe eshte me te vertete impresionues progresi qe Shqiperia ka bere per nje kohe kaq te shkurter. Asnje raport nuk zevendeson dot ate qe sheh me syte e tu - u shpreh baronesha Hayman. Duke pasur parasysh vendet qe kane nje demokraci te vjeter baronesha e cilesoi Shqiperine nje rast te vecante ku sipas saj ne nje periudhe kaq te shkurter eshte ecur kaq shume ne ndertimin e institucioneve demokratike.

Ajo u prit dje edhe nga Presidenti i Republikes Bamir Topi. Ai beri nje pershkrim te situates aktuale ne vend te zhvillimeve me te fundit ne Shqiperi ndersa baronesha Heyman shprehu besimin e plote ne integrimin se shpejti te Shqiperise ne BE dhe theksoi rendesine e nje dialogu politik dhe te nje demokracie funksionale e institucionale ne kete drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›